Dielli po kalon nga shenja intelektuale e ajrit, Ujori për t’u zhytur në ujërat e Peshqve ëndërrimtarë dhe të ndjeshëm.

Do të ndiheni paksa të distancuar , kjo sepse sezoni i shenjës së fundit është më i qetë e na bën të gjithëve nga pak introvertë. Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit do kalojnë kohën më të mirë, ndërkohë që shenjat si Binjakët, Virgjëresha dhe Shigjetari do kenë vështirësi gjatë kësaj periudhe.

Në dallim nga Ujori, i cili ka një reputacion të të qenit robotik dhe i qetë, Peshqit është shenja më e emocionale. Pra, do të thotë që do të përjetoni ndryshime të forta përsa i përket sferës së ndjenjave dhe gjendjes shpirtërore.

Peshqit është shenja e fundit e zodiakut, kështu që kjo është periudha gjatë të cilës do të mbyllni një cikël dhe do të ndiheni më të relaksuar pas 21 marsit. Në këtë mënyrë, kur sezoni i shenjës së zjarrit Dashi të fillojë, ‘bateritë tuaja’ të jenë të karikuara dhe gati për një fillim të ri.

Gjatë sezonit të Peshqve, do e keni më të lehtë të lidheni me njerëzit e tjerë! Do bëni biseda të thella dhe nuk do të mjaftoheni me marrëdhënie sipërfaqësore.

Intuita juaj është shumë më e fortë tani, kështu që besojini vetes. Nëse po dilni me dikë dhe ndjeni përputhshmëri të lartë, ajo kimi është njëqind për qind e vërtetë. Ky muaj është i shkëlqyeshëm për të gjitha llojet e marrëdhënieve, për aq kohë sa ju do të jeni në gjendje të qëndroni me sukses larg dramës së zmbrapsjes së Mërkurit.

Megjithatë do të ndjeni disa dobësi gjatë sezonit të Peshqve. Ju mund të ndiheni sikur po mbyteni në një vorbull ndjenjash për shqetësimin më të vogël. Aftësia juaj për të menduar në mënyrë racionale ‘vështirësohet’ dhe bëhet paksa e pamundur nga emocionet tuaja. Merrni frymë thellë dhe thjesht noti larg. Pasi të keni marrë ca kohë për t’u qetësuar, mund të rishikoni situatën dhe të flisni si të ‘rriturit’.