Qyteti i Korçës dhe rrethinat janë zbardhur nga dëbora. Në zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm duke bërë që në segmentin rrugor të Dardhës, makinat të përdorin zinxhirë nga kilometri 6 deri në 14, ndërkohë që është bërë kriposja.

Rekomandohet për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në akset kryesore për shkak të prezencës së dëborës dhe lagështirës.

E për pasojë Aksi Korçë-Dardhë është pjesërisht i kalueshëm nga mjetet edhe pse thuhet se është kriposur dy herë.

Ndërsa nga kilometri 8 deri në 12 duhet të përdorin zinxhirë. Në drejtim të Voskopojës-Kapshticës dhe Liqenasit kalohet pa probleme.

Vështirësitë e para në qarkullim janë shfaqur edhe në zonat e thella të Pogradecit, por sipas të dhënave nuk ka fshatra të bllokuar.

Reshjet e dëborës ndërkohë janë rikthyer edhe në zonat malore të Librazhdit, si Sopot, Rrajcë e Shebenik.

Reshje dëbore janë regjistruar edhe në zonat malore të Qarkut të Dibrës e Kukësit, por nuk raportohet për problematika. ARRSH thotë se reshjet ishin më intensive në lartësitë mbi 950 metra mbi nivelin e detit.

Sipas të dhënave rrugët janë të hapura, ndërsa sipas shtabeve të emergjencave po monitorohet situatën. Drejtuesit e mjeteve rekomandohet të tregojnë kujdes në akset me prezencë të dëborës dhe lagështirës./b.l/noa.al/