Rama i lë emisionin në mes Sokol Ballës/ “Kam më të rëndësishëm Zahon dhe vajzën”

Kryeministri Edi Rama ka lënë në gjysmë emisionin “Real Story” dhe është larguar nga studioja ende pa mbaruar.

 

Rama deklaroi se duhet të largohet më shpejt se të mbarojë emisioni, pasi theksoi se ka ditëlindjen vajza e bashkëshortes së tij Lindës, Rea Xhillari.

 

“Shiko unë kam Zahon atje që po pret të festojë ditëlindjen e motrës, më thatë të përgjigjem shpejt, tani më lini të mbaroj shpejt”, u shpreh ai, por të ftuarit në panel i drejtuan sërish disa pyetje, gjë që e detyroi kreun e qeverisë t’ja ndërpresë fjalën dhe të largohet.

“Tani të lutem është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe vajza që ka ditëlindjen se ky munhabet”, theksoi ai para se të linte studion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...