Ushqimin që e groposi në kopsht, burri vendosi ta hante pas 14 muajsh

Një burrë groposi një hamburger në kopshtin e mikut të tij dhe e hëngri atë më shumë se një vit më vonë.

 

Sipas mediave të huaja, Matt Nadin, 40 vjeç, nga Barnsley, South Yorkshire, gjithmonë ka qenë krenar për aftësinë e tij për të ngrënë ushqim “me afat të skaduar”. Por, siç thuhet më tej, ai kishte vendosur që ta shtyjë ‘talentin’ e tij deri në kufi, për të festuar ditëlindjen e tij të 40-të.

 

Babai i tre fëmijëve fillimisht bleu vaktin e ushqimit të shpejtë – i përbërë nga një Big Mac dhe jo vetëm – pak para se të kthehej 39 vjeç në nëntor të vitit 2018. Ai më pas bëri një gropë në oborrin e shtëpisë së mikut të tij Andy Thompson dhe varrosi ushqimin në një kuti.

 

Menaxheri i shitjeve synonte ta gërmonte atë në kohë për ditëlindjen e tij të 40-të në nëntor 2019, por gjeti vetëm kohë për ta rikthyer atë kohët e fundit – do të thotë pas 14 muajsh. Pamjet e neveritshme të postuara në kanalin YouTube të Matt dhe Andy, Beeper Beef, tregojnë se atë duke provuar të konsumoje vaktin.

 

Siç bëhet e ditur, u deshën 20 minuta në përgjithësi që ai ta konsumonte patatet e skuqura të mbuluara me myk, mishin nga Big Mac dhe qumështin me çokollatë që dukej “si i papastër”. Sidoqoftë, Matt ka këmbëngulur që disa nga ushqimet nuk ishin aq të tmerrshme sa priste.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...