Romeo Veshaj është komentuar shuëm në mediat rozë për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren Jonida Maliqi.

 

Por vetëm pas pak kohësh që deklaruan hapur se ishin bashkë çifti i dhe fund lidhjes së tyre duke u kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Ditën e sotme Romeo ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ku ka folur edhe një herë për ndarjen nga këngëtarja duke treguar se faji mbetet i të dyve dhe se anija e tyre u mbyt.

 

Ai është shprehur se ndonëse asnjë ndarje nuk është e bukur, jeta vazhdon. “Ndarje dhe largime të bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë… Jeta e tillë është, me momente. Lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vdes vetëm. Që do të thotë janë gjëra që ndodhin.”- u shpreh Romeo.

 

“Unë as vetëm nuk linda, linda me Donaldin”- shtoi ai duke qeshur.

PUBLICITET