Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi është kthyer pas në kohë duke publikuar një foto krah kolegëve dhe miqve të tij, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. Ai ka ndarë me ndjekësit një pamje nga një udhëtim i 10 viteve më parë në Gjermani, duke nisur kështu sfidën e ndryshimit të 10 viteve.

Për të krahasuar momentet, Mamaqi ka publikuar dhe një foto të bërë së fundmi krah aktorit Irgen Çela dhe Arjola Demiri. Komentet nga fansat dhe miqtë e Ermalit kanë qenë të menjëhershme, duke qenë se ky postim ka shkaktuar mjaft të qeshura.

Kujtojmë se momentalisht Mamaqi dhe kasti i aktorëve të filmit ‘I Love Tropoja’ janë duke udhëtuar në destinacione të ndryshme larg Shqipërisë, duke prezantuar premierën e projektit kinematografik

PUBLICITET