Pas vënies së pakos së dyshimtë ditën e sotme në Shkodër poshtë automjetit të administratorit të Vllaznisë, në vendngjarje ka shkuar edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Pasi ka takuar administratorin Suad Lici, ajo ka deklaruar se duhet nxituar për të dalë në një përfundim pa u verifikuar më parë ngjarja nga forcat e specializuara. Gjithashtu Ademi tha se në Shkodër situata nuk është e qetë.

“Unë u lajmërova nga mediat dhe erdha menjëherë sepse kam qenë afër. Unë besoj që duhet t’u lemë vendin grupeve të punës, forcave të RENEAS për të bërë një verifikim, dhe në varësi të asaj që do verifikohet do të duhet të bëhen kërkimet e duhura për të bërë të mundur nxjerrjen në dritë të së vërtetës.

Shpresoj shumë mos të jetë diçka e tillë, askush në qytetin tonë nuk do probleme kaq të rënda. Në ditën e sotme do të duhet t’u lemë vendin për të punuar të gjithë forcave të policisë. Kjo është një kërkesë jo vetëm si kryetare e bashkisë së Shkodrës por si një qytetare. Mendoj se do duhet të presim rezultatet që të nxjerrim përfundimin”, tha Ademi.

PUBLICITET