Nëna e divorcuar me dy fëmijë: Vajza nuk ka besim tek unë sepse…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan një nënë e dy fëmijëve tregoi në studio problemet dhe vështirësitë që ajo kishte pasur gjatë martesës me ish-bashkëshortin. Dhuna fizike dhe psikologjike e kishte detyruar Margaritën t’i jepte fund lidhjes me të.

Kjo situatë ishte e vështirë për fëmijët e saj, vajza 9 vjeç dhe djali 5 vjeç në atë periudhë. Margarita rrëfen se vajza e saj e ka përjetuar më keq ndarjen mes tyre.

Margarita ka probleme shëndetësore dhe vajza e saj nuk ka besim tek ajo, madje mendon se pavarësisht se ka rezultate shumë të mira në shkollë, vajza e saj Kasandra e shikon me shumë pesimizëm të ardhmen.

Margarita e ftoi ditën e sotme në studio vajzën e saj, për t’i bërë një surprizë, por edhe për t’i dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Ardit Gjebrea: Ti për çfarë ke ardhur sot?

Margarita: Sot kam ardhur për vajzën, nuk ka besim tek unë sot. Jam me një prind, unë mësoj kot, nuk do iki dot në shkollë. Unë vërtet jam me një këmbë, por atë pak punë që kam aty fidanë, vij rrotull, të nxjerr diçka dhe them që do t’ia arrij. I them mëso se për të tjerat përgjigjem unë.

Kur vajza e saj Kasandra vjen në studio dhe shikon në anën tjetër të ekranit mamanë e saj, ajo habitet.

Kasandra: O mami! E dija, e kisha më shumë mendjen tek mami që mund të më ftonte, se nuk e di kështu ma ndjente zemra.

Margarita: Kasandra shpirti i mamit, e di që të dua shumë ty dhe Gjergjin. Mbas dy ditësh ke ditëlindjen, mbush 15 vjeç dhe është një kthesë e madhe për ty që mbaron klasën e 9 dhe kërkon të shkosh tek liceu. Doja të ta bëja këtë suprizë, të të lumturoj, të të hiqja ato mosbesimet që ke ndaj mamit, se mami do t’ia arrijë. Kam shumë besim tek vetja, tek ty dhe tek Gjergji, tek të tre. Ti e di që ne jemi një treshe e pandarë, e duam shumë njëri-tjetrin. Por asnjëherë në jetë gjërat nuk vijnë ashtu si e mendon. Megjithatë mendoj që t’i do të bësh përpara, do ecësh, do ndihmosh vëllain. Do ndihmojmë njëri-tjetrin, por gjithë sekreti këtu është, që ti duhet patjetër të shkollohesh dhe do të shkollohesh. Asnjëherë mos thuaj që mami unë jam me 10-ta, por unë nuk do të shkoj dot se jam me një prind. Ti je me shumë prindë mami, se unë t’i kam treguar vlerat.

Ardit Gjebrea: Më llogarit edhe mua që nga ky moment!

Kasandra: E dua shumë dhe dua t’i them mamit, që çdo gjë, çdo vështirësi do ta kalojmë së bashku, edhe mendoj se do t’ia arrijmë qëllimit tonë të jemi një familje e lumtur./ Burimi: Tv Klan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...