“Nuk kam konflikte me askënd. Jam një njeri i lirë. S’kam pasur asnjë shqetësime”. Kështu deklaron administratori i Vllaznisë, Suad Lici, të cilit iu vendos një pako e dyshimtë me eksploziv poshtë mjetit, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu.

Në një prononcim për gazetarët, nga Shkodra, Lici tha se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij. Ai tha se do të vijojë detyrën e tij ne këtë klub sportiv.

“Nëse ka pasur probleme me sportin, jam sqaruar. Ja lë në dorë organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen. Nuk më tremb jo ngjarje. Do të vazhdoj detyrën. Pa folur organet kompetente nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është një marrëdhënie me sportin, mendoj që strukturat kriminale të qëndrojnë larg sportit.

Absolutisht nuk më tremb kjo ngjarje. Në Shkodër më kanë çdo ditë. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, tha Lici për gazetaret.

PUBLICITET