Arbana, Ledioni e Luana NUK do të prezantojnë Big Brother; ja cila është kandidatja e mundshme!

Prej me shumë se tri vitesh reality show i njohur Big Brother i ka munguar ekranit të Top Channel, e ndonëse ende nuk ka asnjë datë apo lajm zyrtar nëse do të ketë një edicion të ri, kur do të nisë apo kush do ta prezantojë; kur përmendet “Big Brother” të gjithë jemi ‘gjithë sy e veshë’ për të mësuar diçka më shumë.

Moderatorja historike e ‘shtëpisë më të famshme në vend’, Arbana Osmani me gjasë nuk do t’i kthehet më asaj eksperience, pasi siç edhe vetë shpesh Osmani është shprehur, ajo ka gjetur veten tek programi “Dua të të bëj të lumtur”.

Dy emra të tjerë që janë lakuar si emra potencial për të moderuar Big Brother janë Ledion Liço e Luana Vjollca; por për momentin të dy janë ‘përjashtuar’ si opsione për shkak të angazhimeve të tjera që kanë.

Dhe ja tek shfaqet Olti Curri që duket se di diçka, ose thjesht ‘e merr me mend’ se Ori Nebiaj mund të jetë ajo që do të prezantojë Big-un këtë vit. Në puntatën e së premtes mbrëma të Top Talent, Curri i kërkon njërës prej konkurenteve që të pyesë Orin nëse do të jetë ajo që do të prezantojë edicionin e ardhshem të Big Brother.

“Thjesht për ta ditur se ti asnjëherë nuk je kështu i pasaktë edhe në ato gjërat që i lëshon kështu kot. Di gjë për Big Brother-in ti, si ishte ai muhabeti?”; duket se u bë kurioze Nebiaj për këtë ‘shashkë’ të Oltit.

“Po tani, edhe po e prezantove ti mirë më bëhet…mirë më vjen,” u përgjigj Olti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...