A është ‘Dua’ një histori e vërtetë në jetën e Encës? Këngëtarja zbulon marrëdhënien e komplikuar

Këngëtarja e njohur, Enca ka qenë shpeshherë në qendër të mediave rozë për shkak të postimeve jo pak të guximshme dhe deklaratave të ndryshme lidhur me jetën e saj private, duke i konfuzuar edhe më shumë ndjekësit.

Së fundmi e ftuar në një intervistë ekskluzive në ‘Prive’, këngëtarja tregoi detaje rreth rolit të saj në ‘I Love Tropoja’ dhe jetën e saj private. Enca ka treguar se aktualisht është ‘single’, megjithatë ka pohuar se ka pasur një histori të komplikuar dashurie.

“Në kohën e ‘Dua-s’ kam pasur një farë marrëdhënie, jo lidhje e një dashurie të pamundur, të pakrijueshme dhe kjo ishte një farë inspirimi për këngën ‘Dua’, plus dhe ai tipi më merrte 10 herë në ‘snap’, në telefon dhe prandaj e kam vënë dhe pjesë të këngës”, ka pohuar këngëtarja.

Më tej ajo ka shtuar se aq e angazhuar sa është në jetën artistike, në të njëjtën sasi është e paangazhuar në jetën e saj private duke lënë të kuptohet se nuk është në një lidhje dashurie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...