Këngëtarja Altuna Sejdi dhe Patris janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. Prej kohësh po flitet se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre.

 

E gjitha kjo thuhet se ka ndodhur që nga momenti që Tuna fshiu mbiemrin Berisha në Instagramin e saj.Një tjetër detaj që ka ngritur sërish dyshimet se çifti është ndarë është se të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Ndërkohë që munguan dhe urimet për njëri-tjetrin në ditën e Shën Valentinit.

 

Ndërkohë që Patrisi ka treguar se e ka kaluar Shën Valentinin me të birin, Tian, me të cilin ka publikuar një video të ëmbël.

 

PUBLICITET