Punëtori i ushqimit të shpejtë në Greenville, Shtetet e Bashkuara u pushua nga puna pasi u filmua duke bërë një banjë në lavamanin e restorantit.

 

Një punëtor është pushuar nga puna pasi u postua një video në internet ku tregohej se po bënte dush në lavamanin e restorantit. Pamjet janë publikuar në TikTok ku kanë marrë mijëra klikime dhe u shpërndanë gjerësisht në platformat e tjera të rrjeteve sociale.

 

Aty tregohet një burrë i ulur në lavaman dhe i rrethuar nga shkuma, ndërsa një person tjetër i hedh ujë dhe i thotë të lahet.

 

Para se të qeshë, ai fërkon gjoksin dhe thotë se i duket sikur po bën vaskë të nxehtë. Pas kësaj, rrëshqet një tabaka ushqimore metalike në ujë që tregon se përdoret për të larë pajisjet e restorantit.