itën e sotme, Policia e Vlorës ka bllokuar katër makina luksoze që janë në pronësi të të fortëve të Vlorës.

Po vijojnë kontrollet e makinave luksoze pa dokumente, të vjedhura apo me ndërhyrje në numrin e shasisë, sipas paketës “Anti-KÇK” dhe në Vlorë deri tani janë 400 kontrolle automjetesh.

Pas verifikimit të kontrollit që bëhët, makinat që nuk kanë probleme u kthehen pronarëve.
Kurse për makinat me probleme, pas bllokimit po vijon procedura për verifikimin e tyre, ku të dhënat do të kalojnë në filtër edhe nga OFL.

Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar që në momentin që ndalohen të plotësojnë një formular ku deklarojnë të ardhurat me të cilat kanë blerë makinën.