Genc Prelvukaj nuk heziton në asnjë moment t’i shprehë dashurinë publikisht partneres së tij, Eni Koçi. Se fundmi këngëtari ka zgjedhur të publikojë një foto të saj në ‘Instastory’ duke e shoqëruar me një mesazh të ndjerë dashurie.

“Ndoshta njerëzit e tjerë nuk e kuptojnë sepse nuk të njohin nga afër, por unë nuk kam njohur kurrë njeri më të mirë se ti. Vitet dëmtojnë lëkurën dhe sjellin rrudha, por ti çdoherë do të jesh e bukur sepse e bukura e vërtetë fle brenda teje”, ka shkruar Genci krah fotos ku shfaqet Eni e buzëqeshur.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Prelvukaj i dedikon këto fjalë Enit. Megjithatë pak ditë më parë dhe vetë këngëtarja pohoi me anë të një postimi se është njeriu më me fat që ka në krah dikë si Genci.

PUBLICITET