Banesat e dhjetë familjeve janë përfshirë nga flakët, pasditen e sotme në Shkodër, në lagjen Kiras, pranë ish-konviktit të Shkollës Veterinere. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

PUBLICITET

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrfikëse, por zjarri i përmasave të mëdha nuk është vënë ende nën kontroll.

Mësohet se shkak i zjarrit raportohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, për shkak të rrjetit të amortizuar.

PUBLICITET