“Xhihani” rikthehet në ekran, zbulohet seriali i ri i aktorit

Aktori Erkan Petekkaya u bë shumë i famshëm në vendin tonë pak vite më parë me rolin e “Xhihanit” në serialin “Fate të kryqëzuara”.

 

Fansat e aktorit kanë pritur me padurim që ai të rikthehet në ekran dhe së fundmi dëshira e tyre është realizuar. Erkan Petekkaya po rikthehet me një serial të ri që pritet të ketë shumë sukses për shkak se është prodhim i një kompanie të njohur dhe skenari është shkruar nga një prej skenaristëve më të mirë. Seriali do të mbajë titullin “Gel Dese Ask” (Eja nëse thua dashuri).

 

Ky serial do të flasë për një tradhëti. Erkan Petekkaya do të luajë rolin kryesor dhe krah tij do të aktrojnë aktoret Sebnem Bozoklu e cila do të jetë bashkëshortja e tij në serial dhe aktorja Ilayda Çevik e cila do të jetë dashuria e tij e ndaluar. Seriali do të fillojë së shpejti në ekranin turk dhe pritet që më pas ta shohim edhe në ekranin shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...