Mbrëmjen e djeshme, gazetarja Klodiana Lala dhe kryeministri Edi Rama u përplasën disa herë në emision, ku nuk munguan as fyerjet e shefit të qeverisë ndaj saj.

PUBLICITET

Por pas emisionit gazetarja thotë se kryeministri nuk i ka dhënë as dorën, megjithëse jo për fajin e saj.

“Nuk ja shtrënguam dorën njëri-tjetrit. Jo për fajin tim, por sepse kryeministri nuk e dëshiroi një gjë të tillë. Unë u përballa me të për disa problematika, shqetësime që për mua si gazetare e kronikës dhe që mbuloj kronikën e zezë mendoj se duhej t’ia thoja dhe ti kërkoja llogari pse nuk është bërë asgjë”, tregoi Lala.

“Unë raportin e kam me të vërtetën, me publikun dhe e kam me provën dhe me faktin. Dhe kjo më bën të jem i qetë përballë tij dhe cilitdo politikan që mund të përballet nesër. Kryeministrat do të ndërrohen ndërsa unë jam dhe do të mbetem një gazetare”, shprehet gazetarja.

PUBLICITET