Reperi i njohur Stresi dhe Keisi edhe pas ndarjes vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media, madje prej ditësh janë përfolur për një rikthim. Sot, në kuadër të “Shën Valentinit”, dyshimi se ata janë sërish bashkë, është më i fortë se kurrë.

PUBLICITET

Keisi ka publikuar së fundmi në Instastory një moment romantik nga “Shën Valentini” i festuar në vitin 2018. Nga videoja shihet se Stresi ia kishte mbushur dhomën me qirinj dhe shtratin plot me petale trëndafili, që shkruanin “Të dua”.

“Kthim pas në një Ditë të vërtetë Shën valentini”, shkruan ajo.

Në këtë ditë të veçantë për të dashuruarit, jo vetëm Keisi por dhe Stresi e ka kujtuar me mall bukuroshen brune. Vetëm para pak orësh ai ka publikuar në Instastory një foto romantike pranë Kejsit.

Këto gjeste nga dyshja të lënë të kuptosh se janë rikthyer ose së paku po ecin në rrugën e duhur.

PUBLICITET