Me rastin e Shën Valentinit, çiftet po ndajnë dhurata e dedikime romantike ditën e sotme. Kështu ka vepruar edhe moderatorja Fiori Dardha e cila i ka blerë një dhuratë bashkëshortit të saj, por ky i fundit i ka bërë namin.

Në një postim në Instagram, Fiori tregon se bashkëshorti i ka thënë: “Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!”

Me këtë postim, Fiori i ka sjellë të qeshura ndjekësve të saj duke treguar realitetin dhe gjithashtu çifti ka marrë shumë komplimenta.

“Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë! “Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!” Këtë “40 vjeç” për Shën Valentin edhe mund të ma kursente… GËZUAR (dhe t’ia kursejmë vetes klishetë “Shën Valentin kemi përditë”)! P.S: nuk jam bërë ende 40 vjeç, duhen edhe disa ditë”, shkruan Fiori.