“Ku di ai kaq shumë”, këngëtari flet për tatuazhin e kopjuar të Olsi Bylykut: Sikur ka qenë në burg…

I ftuar në emisionin “Rreze dielli” ishte këngëtari Lorenc Hasrama. Në një miqësi të ngushtë me Olsi Bylykun, Lorenc Hasrama ka treguar dhe pasionin e tij për tatuazhet. Këngëtari ka rrëfyer se një tatuazh e ka të njëjtë me Olsi Bylykun, dhe ishte ai që ia ‘vodhi’ idenë.

 

Moderatorja në emisionin “Rreze Dielli” e ka pyetur troç nëse ai ka kopjuar Olsin, dhe përgjigja e këngëtarit i sqaroi të gjitha dyshimet.

 

“Ti mendon se Olsi di kaq shumë anglisht? Jo jo s’ka lidhje, s’ka lidhje. Olsin doja ta bindja të bënte tatuazh. Pse? Sepse ka pas bërë disa shkronja kineze sikur ka qenë në burg, gjoja se kishte bërë gërmat e familjes. Doja ta bindja të bënte dicka ndryshe. Unë i kam aq shumë qejf tatuazhet, sa dua ti bëjnë edhe njerëzit që rrinë me mua. Dhe i thashë të bënte dicka njësoj si unë,”- është shprehur këngëtari Lorenc Hasrama.

 

Dyshja Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku u përfolën dhe për një prishje të miqësisë së tyre, pas mungesës së bashkëpunimeve, por këngëtari Hasrama e hodhi poshtë këtë aludim, duke theksuar se vazhdojnë të jenë miq shumë të mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...