Video kompromentuese me ambasadorin Luigi Soreca?! Romina Kuko: Goditje nën brez, im shoq më mban në vijë çdo dalje

Zv.Ministrja e Brendshme Romina Kuko është shprehur se ‘zërat’ lart e poshtë që qarkulluan pak kohë më parë në lidhje me një video kompromentuese që mund të kishte Kuko me ambasadorin Luigi Soreca, janë goditje ‘nën brez’.

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Kuko është shprehur se këto gjëra dalin në momentin kur dikush nuk mund ta mundë kundërshtarin me argumenta.

“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin… unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh… historia ka treguar se ata që kanë sulmuar janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, u shpreh Romina Kuko.

Ndër të tjera, Kuko u shpreh se pasioni i saj ishte kardiologjia dhe se në fund i duhej të zgjidhte të kalonte “nga zemra tek truri”.

“Në fakt duhet të pranoj që ecuria e karrierës sime akademike është pak aksidentale. Unë kam dashur të studioj për mjekësi… investova shumë për të mësuar gjuhën gjermane… proçedurat ishin të tilla që unë do duhej të hyja në mesin e Janarit dhe jo të Shtator-Tetorit. Prindërit e mi, dy prindër të dedikuar të cilët kanë sakrifikuar shumë për mua, më thanë që nuk do të duhet të rrish 6 muaj pa shkollë… kështu që zgjedhja e dytë ishte psikologjia. Devijova nga mjekësia, nga kardiologjia në fakt që e kisha si pasion, dhe shkova nga zemra te truri,”- tha zv.ministrja.

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi për rrugën drejt politikës, Romina ka treguar se një ndër personat që e kanë shtyrë drejt asaj rruge ishte babai i saj:

“Me nxitjen e bababit tim, duke qenë se ai ka një nuhatje të hollë dhe është një nga këshilltarët e mi më të mirë, kërkoi një praktikë në Ministrinë e Mbrojtjes,”– u shpreh Kuko. Përsa i përket jetës sentimentale, Romina cilëson të shoqin si personin që e mban në vijë gjatë çdo dalje të saj. Për të, ai është ndër këshilltarët më të mirë të saj dhe çdo koment i tij konsiderohet si fjalë për përmirësim.

Mediet opozitare spekuluan për një lidhje mes zv.ministres së Brendshme Romina Kuko dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Sipas këtyre medieve mësohet se prej kohësh materiali filmik ndodhet edhe në dorë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ndërkohë që zyra e shtypit në Presidencë, mohon të ketë folur ose të ketë një video të tillë.

(f.m.dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...