Truma dhe Dugajtë e Reja

Truma e Dugajve të Reja ka qenë e vazhdon të jetë pikë orientimi për shkodranët, ndërsa vetë Dugajtë e Reja, një nga rrugët më të bukura e të dashura të qytetit.

Të projektuara nga urbanisti dhe arkitekti Kolë Idromeno, kjo rrugë që vazhdon me Pijacën, përfaqëson zemrën e qytetit. Ndërtesat janë ndërtuar

në modelin që në Shkodër i thonë “venecian” por që ishte model i shekullit të 19-të kudo në botën që kishte afërsi kulturore me perëndimin e zhvilluar dhe botën e modelit italo-austriako-gjerman! Sidomos në Ballkan,

duke filluar nga Greqia dhe pastaj edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi. Ky projekt ndryshoi urbanistikën e qytetit, duke dalë nga stili otoman, në atë perëndimor.

Kjo rrugë ishte e para në Shkodër dhe në Shqipëri ku ndërtesat janë projektuar drejt, me rrugë në mes, me izolate, me dyqane poshtë, me fasada të mrekullueshme, me grila të bukura dhe ornamente të përshtatura. Në këtë rrugë do të gjeni sot dyqane të shërbimeve të ndryshme

elitare, si fotograf, librari, antikuare, agjensi udhëtimi, parfumeri, bare e restonte të mira. Mbrëmjet janë të paharrueshme në Pijacë dhe Dugajtë e Reja. Shkodranët vazhdojnë ta bëjnë xhiron e tyre të famshme të mbrëmjes,

lokalet dhe baret mbushen plot dhe nga brenda oborreve të lokaleve nga të dyja anët e rrugës, apo tarracat e sipërme të ndërtesave, dëgjohet muzikë tradicionale live, apo luhet muzika moderne e jetës së natës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...