“Më hodhi dy metra më tutje, ishte Ilda Bejleri”, flet gruaja e aksidentuar: Pse këtu kalohet, më pa dhe vazhdoi

Ditën e sotme në mediat online u raportua se gazetarja e njohur Ilda Bejleri ka aksidentuar një 64-vjeçare pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Mediat bënin të ditur se 64-vjeçarja është goditur rëndë teksa po kalonte vijat e bardha, ndërkohë që gazetarja është larguar nga vendngjarja.

Automjeti “X5” i zi sipas mediave rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetares Ilda Bejleri, e cila ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në Instagram.

Ndërkohë mediat kanë publikuar deklaratën e të aksidentuarës nga spitali ku po merr ndihmë mjekësore, e cila shprehet se Bejleri e ka përplasur e madje nuk i ka ofruar ndihmë pavarësisht se e ka parë të shtrirë përtokë.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital.

Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”

Ky është rrëfimi i zonjës E.Gj për Dritare.net, deklaratë të cilën Policia mund ta marrë në shqyrtim për të hedhur dritë mbi ngjarjen pasi në njoftimin e saj, ka komunikuar se është në kërkim të autorit.

“Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...