Lajm i mirë/ Pas Greqisë një tjetër shtet i madh njeh patentat shqiptare

Shumë shpejt lejet e drejtimit shqiptare do të njihen edhe në Turqi. Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Takimi kishte në fokus diskutime në fusha me interes të përbashkët, si: avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes dy vendeve, rëndësia e përmirësimit të cilësisë së bashkëpunimit rajonal dhe thellimi i ndërveprimit në organizata shumëpalëshe.

Që në nisje të fjalës së mbajtur në konferencën për shtyp, sa i përket takimit, Cakaj i shprehu mirënjohjen e tij absolute homologut turk, për mbështetjen e pakursyer e solidaritetin e plotë që Qeveria turke ka dhënë për Shqipërinë, që prej orëve të para pas goditjes së tërmetit dhe në vazhdimësi.

“Marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve tona janë të rrënjosura jo vetëm në lidhjet historike por edhe të mirë-vendosura në një rrafsh ndërveprimi intensiv dypalësh, bashkëpunimi konstruktiv në organizata ndërkombëtare e partneritet të qëndrueshëm në NATO.”- theksoi Cakaj në fjalën e tij.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shprehu vlerësim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës në kuadër të procesit të forcimit të pozicionit ndërkombëtar dhe anëtarësimit të organizatave shumëpalëshe.

Pas takimit, palët nënshkruan tre dokumente të rëndësishme.

Së pari, Marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e Lejeve të drejtimit”, e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe do të eleminojë barrierat administrative dhe burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Së dyti, Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Akademive Diplomatike për Shkëmbimin e Diplomatëve, që do të shërbejë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e mundësive të këmbimit të përvojave mes dy vendeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...