Valeri shkon oktor tek djemtë e “FORTË” në burgje: Mua më pëlqejnë, e kam provuar… madje një ditë ndenja 5 orë… (VD)

Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj ka zbuluar se pas shumë vitesh punë si mjek zone në Malësinë e Madhe, tashmë do të zhvendoset si doktor në një nga Institucionet e Vuajtjes së Dënimit.

 

I ftuar në “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, Kolnikaj ka thënë se këtë detyrë e ka marrë me shumë dëshirë për t’ju shërbyer pacientëve të burgosur. Ai tha se i kupton edhe problemet e tyre, pasi edhe vetë ka qenë i izoluar, referuar eksperiencës së tij në Big Brother.

 

“Më pëlqen të punoj me njerëz ndryshe, të punosh me njerëz që iu është hequr liria dhe kanë vështirësi të mëdha. Kanë heqje të tjera, jo vetëm të lirisë. Është përgjegjësi e madhe dhe vështirësi e madhe, por mua s’më pëlqejnë gjërat e lehta. E kam pranuar me dëshirë të jem shef Shërbimi në Burg. Absolutisht jo, kushdo ka probleme komunikimi, unë do të jem i fundit, që do të kem probleme.

 

Kam provuar një miniburg si Big Brother, kuptoj atë që shkakton izolimi dhe mungesa. Ata madje komunikojnë me familjarët sa herë të duan. Do e kem shumë të lehtë të punoj me këto persona.

 

Është sfidë sepse kushdo do të shmangej asaj pjese pune, kurse mua më pëlqejnë… do i shmangej sepse të gjithëve na pëlqejnë punët pa vështirësi. Unë nuk kam frikë dhe ndihem shumë komod, vajta edhe një ditë, dhe nga 2 orë që kisha planifikuar ndenja 5. Më pëlqen shumë dhe angazhimi.”-tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...