Ditën e sotme moderatori i emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra i cili me vite eshte pjese e ekranit Shqiptar feston 46-vjetorin e lindjes dhe kolegu i tij, Gentian Zenelaj, vendosi ta surprizonte në mes të emisionit.

Në momentin që Saimiri mendonte se do të shfaqej një video e përgatitur, në sfond filloi kënga e ditëlindjes dhe një video e vitit të kaluar nga ditëlindja e moderatorit.

Më pas Genti së bashku me një tortë dhe një tufë me lule në shkronjën “S”, uroi Saimirin në emër të të gjithë stafit.

Duke qenë se nuk e priste aspak një gjë të tillë, moderatori mbeti i çuditur dhe me shaka tha që kamerat të mos xhironin moshën në tortë. Kujtojmë se Gentain Zenelaj dhe Saimir Kodra drejtojnë emisionin investigativ ‘Stop’ prej 5 sezonesh