Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rrëfyer se teksa vinte në emisionin “360 gradë” është ndaluar 3 herë nga policia.

 

Sipas saj, nuk është rasti që policia të merret me njerëzit normal që nuk kanë probleme me ligjin.

“Tre herë më ka ndaluar policia tek vija te emisioni “360 gradë” sonte, kryetaren e bashkisë Shkodër. Me makinë normale, sepse unë kam një makinë krejtësisht normale. Unë nuk besoj se jam subjekt për tu ndaluar. Jam lehtësisht e verifikueshme. Nuk mendoj se është rasti për tu marrë me njerëzit normal që nuk kanë problem me ligjin”, u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës.

 

“Pjesa më e madhe e neve që jemi në këtë studio kemi aq njohje dhe aq reputacion publik sa mund ta sfidojmë policin. Nuk është mirë ta sfidojmë. Ne duhet ti japim respekt. Nuk të ka ndaluar për persekutim politik, nuk besoj”, deklaroi më pas drejtuesi i emisionit Artur Zheji.