Gjyshi Zefi dhe babai Juli kanë zgjedhur botën e aktrimit e në Shqipëri e kanë shkruar emrin e tyre me të arta, ndërsa djaloshi Mateo Deda ka preferuar të shkojë pas topit.I biri i Julian Dedës është vetëm 12 vjeç, por talenti që e karakterizon në fushë e ka bërë pjesë të Kombëtares U-13.

Prej kohësh stërvitet në ekipet e moshave të Juventus Akademi Tirana, ndërsa së fundmi talenti i tij është vlerësuar edhe nga kuqezinjtë.

Shkodra ka qenë gjithmonë “djepi” i futbollit shqiptar. Tashmë është koha ajo që do të tregojë cilësitë e djaloshit 12-vjeçar. Ne fakt duhet permendur fakti se edhe Juli ne rinine e tij eshte marre me futboll dhe madje eshte dalluar per nivelin ne fushe, megjithate me pas vendosi t’i perkushtohej aktrimit ku po njeh edhe suksese.

PUBLICITET