Demokrati i jep ‘shuplakën’ e fortë Bashës: Nuk bëhesh dot lider

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është shprehur në një status në facebook se PD-ja, po përdor mjetet e gabuara për të ardhur në pushtet. Kulluri ndalet më konkretisht te Vera, personazhi që e vuri në qendër të vëmendjes kryedemokratit Lulzim Basha.

 

Për të, problemi nuk qëndron te Vera, duke e quajtur si një nga qindra demokratët që duan të jenë në pushtet, por tek vetë Basha, që sipas Kullurit nuk bëhet dot lider, por mbete thjesht një aktor.

 

Shkrimi i Kullurit:

Rotacioni politik nuk vjen as përmes spoteve te dobëta patetike, e as me “revolucion”! Ne 2017 u provua protagonizmi personal i Bashes ne cader qe perfundoi me nje humbje katastrofike. Ne 2019 protestat e forta nen radikalizmin e djegies se mandateve dhe bojkotit te zgjedhjeve, prodhuan nje humbje akoma me turperuese per PD! Humbjen ne tavoline, pa bere gare! Ne pushtet nuk vihet vetem.

 

Jo. Ne pushtet te sjelle besueshmeria tek votuesit e djathte dhe besimi i “votuesit gri” qe duhet te ndihet i perfaqesuar, si ne njerez ashtu edhe ne angazhime. Ne vitet 1992 dhe 2005, PD nuk erdhi ne pushtet as prej spoteve elektorale e as prej protestave. Ato jane mjete por jo qellime. Rotacioni erdhi si pasoje e te qenit e djathta nje alternative me e mire qeverisese. E ne 2009 u konfirmua fitorja e 2005 prej bilancit qeverises te mire perballe radikalizmit absurd te Rames!

 

Ata qe drejtojne sot PD formalisht apo dhe ne prapaskene e dijne shume mire kete, por bejne sikur nuk kuptojne. Ndaj mos u merrni me Veren, se ajo eshte nje nder mijera demokratet qe duan PD ne pushtet e nuk genjen ne spote kur thote qe “sot jetohet shume me keq se 7 vite me pare”! Ata qe aktrojne jane te tjere, jane ata qe duan me cdo kusht te sjellin ne pushtet nje aktor te dobet ne krye te PD nderkohe qe duhet nje Leader! Dhe Leader apo me keq akoma Kryeminister nuk te bejne, por behesh vete.

 

Behesh duke demokratizuar PD qe te ngjallesh besim se do qeverisesh per qytetaret e jo per karrigen tende. Qytetaret e duan pushtetin per vete e as per kryetare e ish-kryetare. Voten e kane te tyren e bejne c’te duan me te. Po nuk i binde nuk te votojne. Shantazhi politik qe ofron Basha “ose me Ramen ose me mua” eshte i shemtuar dhe s’e con Shqiperine askund! PD eshte e demokrateve dhe Shqiperia eshte vendi i shqiptareve. As i Rames, as i Bashes e i askujt tjeter.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...