E ftuar ne emisionin “Opinion” Alketa Vejsiu foli per nje sere temash te ndryshme ku natyrisht kryesonte ajo e pjesemarrjes se saj ne “Sanremo”.

Si nje nder temat shume te komentuara ishte edhe festivali i RTSH ku Alketa eshte perfolur se ska qene dakord qe mikja e saj tashme prej vitesh Arilena Ara te merrte pjese ne kete konkurim.

Vejsiu u shpreh se ajo ska deshiruar qe Arilnena te marre pjese pasi sipas saj vendi yne eshte vend i vogel dhe ne si popull vuajme nga nepotizmi. Dhe per kete arsye ajo ka pasur frike qe ne momentin e pare se po te fitonte Arilena kjo fitore do te quhej e arritur “me mik”.

Alekta me tej tha se per Elvanen me vjen keq dhe e kam mike sepse edhe ajo e kishte kengen mjaft te bukur. sipas moderatores shqiptare ajo nuk i ka njohur tre anetaret e jurise qe ishin te huaj por vetem ne momentin final kur jane ngjitur ne skene atehere ajo i ka pare se kush jane ata. Pra ne kete menyre Alketa u mundua qe tetregoje se cmimi i pare nuk eshte dhene me “mik” dhe se cdo gje eshte bere sipas rregullave pavaresisht kontestimeve.