Video/ Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin, shoqërohen 134 persona

Policia e Shtetit, vijon aksionin për kapjen e personave në kërkim, me precedent penal, atyre që qarkullojnë me mjete të blinduara dhe pa dokumentacionin përkatës.

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetet e vendit.

Si rezultat i kontrolleve, deri më tani janë sekuestruar një sërë automjetesh luksoze si dhe janë shoqëruar 134 persona.

“Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent.

 

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.

 

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

 

Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme.

 

Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...