SHKODËR,VIJOJNË KONTROLLET E POLICISË

Shkodra vazhdon që të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie gjatë gjithë ditës të cilët po ushtrojnë kontrolle kudo në rrugët e qytetit.

 

Forcat e policisë janë fokusuar kryesisht tek mjetet luksoze të qytetarëve duke i ndaluar dhe duke i sekuestruar një pjesë të tyre. Në këto kontrolle të policisë janë përfshirë bashkë me efektivët e rrugores edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat “Shqiponja” dhe ektivët e rendit.

 

Harta e kontrolleve është shtrirë në disa zona të ndryshme që ditën e djeshme, në orët e mbrëmjes për të vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Deri më tani janë tri mjete të sekuestruara ndërsa policia ka vendosur një numër të lartë gjobash për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Për një pjesë të qytetarëve këto kontrolle kanë sjellë një shqetësim duke qenë se shumë prej tyre lëvizin më familje dhe fëmijët por policia është e detyruar që të zhvillojë këto kontrolle ashtu si në të gjithë shqipërinë si pjesë mbështetëse e operacionit “Forca e Ligjit” në kuadër të ligjit të sapo miratuar të njohur si anti KÇK.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...