Reperi Capital T tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave rozë, me muzikën e tij por dhe me jetën private.

Së fundmi reperi nga Kosova ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku duket i përqafuar me një femër përballë kullës së famshme në Paris, atë të Eiffelit.

Në foto, Capital T me njërën dorë ka përqafuar vajzën dhe me tjetrën mban në dorë një trëndafil të kuq.

Reperi ka publikuar edhe më parë foto nga Parisi duke paralajmëruar një projekt të ri muzikor dhe kjo foto duket se është nga pjesa e klipit.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vajza në foto të jetë partnerja e reperit.