E dashuruar me turkun, Genta Ismajli jep lajmin e bukur: Po vjen dasma dhe bebi

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku e që prej vitesh ka sjellë hite, Genta Ismajli po jeton historinë e saj më të bukur të dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta.

Çifti së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Prive”, ku kanë zbuluar si janë njohur dhe planet e së ardhmes.

Genta tregoi se ajo dhe Usta janë parë në një restorant dhe ishte dashuri me shikim të parë. Këngëtarja u shpreh se i pëlqen shumë fakti që partneri ia shpreh dashurinë publikisht dhe tregoi unazën me të cilën Usta i ka propozuar për martesë.

Gjatë intervistës, Genta dha edhe lajmin e bukur se mendon të bëhet nënë. “Definitivisht dua të bëhem nënë. Jam duke menduar të bëhem nënë, është ndër dëshirat e mia më të mëdha”, tha Genta.

Ndërsa Usta kishte mësuar pak shqip dhe ia shprehu dashurinë Gentës duke i thënë “Të dua shumë.

Aktualisht Genta po xhiron videoklipin e këngës së saj më të re ku do ta dëgjojmë të këndojë edhe turqisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...