Pse Alketa do te mbahet mend ne Sanremo

Alketa Vejsiu realizoi mbrëmë ëndrrën e saj më të madhe dhe bëri krenar të gjithë shqiptarët duke u ngjitur në skenën e festivalit prestigjioz të Sanremos.

 

Sapo shkeli në skenën e Sanremos, Alketa u vendos në qendër të vëmendjes së të gjithë mediave e rrjeteve sociale, madje më shumë se Georgina, e dashura e Ronaldos. Me sharmin dhe elegancën e saj, e veshur me fustan ngjyrë rozë që e bënte të dukej si një Barbie, Alketa padyshim sa i përket paraqitjes shkëlqeu.

 

Por prezantuesja tregoi se ndryshe nga të tjerat që u ngjitën në skenë, ajo di si ta mbajë gjallë publikun dhe mjaftuan ato pak minuta të prezantimit që Alketa të kthehej në një prezantuese të paharrueshme, ndonëse mesa duket produksioni e kufizoi të folurën e saj.

 

Pavarësisht dhjetëra memeve që qarkulluan në rrjet dhe komplimentave, Alketa u bë kryefjalë e Sanremos mbrëmë duke eklipsuar edhe vetë prezantuesin dhe drejtorin artistik, Amadeus.

 

Sot prezantuesja shqiptare është bërë edhe qendra e vëmendjes së mediave të huaja, ku një ndër më të njohurat “Corriere de la Sera” i ka kushtuar një shkrim Vejsiut duke thënë: “Alketa Vejsiu, prezantuesja shqiptare që pushtoi Sanremo“.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...