“Ikonë në nevojë urgjente për restaurim”/ Gazetari mesazh publik Ilva Tares: Faleminderit që nuk më zgjodhe

Gazetari dhe prezantuesi Leon Menkshi i ka drejtuar sot një mesazh publik, gazetares dhe moderatores Ilva Tare.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Menkshi shkruan se ndërsa po shikonte lajmet në Euronews Albania, media e cila drejtohet nga Tare, spikerja përçartet e më pas hesht, pasi e ka të pamundur të kuptojë e interpretojë nga Anglishtja në Shqip.

 

Gazetari tregon sesi rreth një vit më parë kishte aplikuar për të qënë pjesë e kësaj media, por nuk ishte pranuar nga Ilva Tare, ndërsa sot ai ka një mesazh për këtë të fundit, të cilën e cilëson si një “ikonë” në nevojë urgjente për restaurim.

 

“për kafe në një një nga lokalet më të mira në zemër të bllokut; jam ulur brenda… se jashtë fryn pak erë. Në një prej ekraneve (me zë e figurë) shfaqen lajmet e Euroneës Albania; në lidhje direkte flet komisioneri i zgjerimit të BE-së…ndërsa spikerja përçartet e më pas hesht, pasi e ka të pamundur të kuptojë e interpretojë nga Anglishtja në Shqip esencën e mesazhit të komisionerit (i cili flet në një Anglishte të thjeshtë… e që le për të dëshiruar).

 

Mu kujtuan transmetimet e mia LIVE në RTSh nga seancat e Parlamentit Evropian…apo evenimentet politiko-historike kur me saktësi, elokuencë e prezencë…interpretoja/transnetoja pa pikën e vështirësisë në kohë reale, nga Anglishtja në Shqip gjithçka që ndodhte.

 

Morra shkas të shkruaj këtë status, sepse gati një vit më parë, unë shpreha zyrtarisht dëshirën për të qenë pjesë e Euroneës Albania, por që u refuzua nga ‘ikona’ – në nevojë urgjente për restaurim – Ilva Tare.

Sot kam një mesazh për ty Ilva:

Unë e di që je …thuajse 150cm e gjatë, por ky fakt s’ta justifikon të qenit dritëshkurtër. Se kush jam unë në mardhënie me ekranin…e thonë teleshikuesit, vitet e mia, aftësia ime e padiskutueshme, dhe kredencialet e mia të çertifikuara nga institucione ndërkonbëtare me shumë prestigj në fushën e gazetarisë dhe medias.

 

Se kush je ti…e thonë qartazi zgjedhjet e tua dhe ‘çudirat’ që shohim në kanalin që fatkeqësisht të është besuar ty ta drejtosh.
Ti mund të rrish në ekran dhe 100 vjet…e të mbahesh mend vetëm për piruetat në karige e ‘tër-tëret’ në transmetim! Vazhdimin …imagjinoje vetë.
Edhe diçka për ta mbyllur: faleminderit që nuk më ‘zgjodhe’, sepse jam i sigurt që zgjedhjet e mia janë shumë më të mira se të tuat & mos ki frikë nga ata që janë më të aftë se ty, por nga të paaftët dhe mediokrit…si puna jote!

 

(…po ta shkruaj publikisht këtë mesazh…me që ti ‘nuk para i lexon’ mesazhet që të vijnë në inbox

)”-shkruan gazetari Menkshi në mesazhin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...