FATI YT SOT/ HOROSKOPI 8 SHKURT 2020

Dashi

Kjo fundjavë do të sjellë njohje të reja, të dominuara nga emocionet. Nëse jeni duke jetuar një histori dashurie, mund të keni dyshime. Kjo fundjavë premton nisjen e diçkaje të bukur.

 

Demi

Ka ardhur momenti që të bëni ndryshime të cilat mund të ndikojnë në punë. Shumë prej jush në pak kohë do të bëjnë një zgjedhje ndryshe. Megjithatë mundohuni që të shmangni komplikimet gjatë kësaj fundjave.

 

Binjakët

Kjo e shtunë është një ditë e rëndësishme, sa i takon një sugjerimi apo një rikthimi të lehtë. Kur bëhet fjalë për biznes, duhet të prisni disa zhvillime.

 

Gaforrja

Bëni kujdes, pasi ditët e para të shkurtit janë mjaft të vështira. Megjithatë problemet do të vijojnë sërish dhe do të ndihen kryesisht në punë. Bëni mirë që tensionet ti menaxhoni në mënyrë inteligjente.

 

Luani

Kjo fundjavë do ju rikthejë në formë dhe do të stimulojë pajtimin në raportin në çift. Ekziston mundësia që gradualisht të krijoni një situatë më të qëndrueshme.

 

Virgjëresha

E shtuna do të sjellë suksess të ndjeshëm në sferën personale, në sajë të ndikimit të planeteve. Megjithatë ekziston një lloj tensioni dhe nervozizmi gjë që do të reflektohet edhe në shëndetin fizik.

 

Peshorja

Bëni mirë që të lini mënjanë çdo tepri. Ky është një moment gjatë të cilit duhet të jeni më të qetë dhe mi të gjitha do të jetoni qartësisht. Parashikohen ndryshime të rëndësishme, si në dashuri edhe në punë.

 

Akrepi

Është e domosdoshme që të pranoni çdo mundësi diskutimi, pasi në të kundërt fundjava mund t’iu kthehet kundërt. Kjo gjë vlen sidomos për çiftet që janë në krizë. Duhet të mundoheni që ti lini gjërat të rrjedhin lirisht, edhe pse mund ta keni të vështirë.

 

Shigjetari

Kjo fundjavë është e rëndësishme sa i takon dashurisë, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit dhe Marsit. Shfrytëzojini yjet për të qenë më mirë.

 

Bricjapi

Keni nevojë për kurajo gjatë kësaj dite. Yjet do ju shtyjnë që të bëni zjedhje drastike dhe nuk përjashtohet mundësia që të keni një raport më të mirë. Por nëse një histori dashurie nuk funksionon, atëherë bëni mirë që të përballeni me problemin.

 

Ujori

Ndryshoni grup, rol, punë, transferim, pasi çdo gjë do të jetë e mundur me mbështetjen e yjeve, shkruan noa.al. Shumë prej jush do të kenë mundësi që të ndryshojnë jetë e tyre dhe do të nisin të mendojnë për projekte të reja.

 

Peshqit

Kjo fundjavë është e rëndësishme dhe shumë shpejtë Venusi nuk do të jetë më në hapësirën tuaj, duke mos ju kufizuar. Mund të keni fat në gjetjen e dashruisë së vërtetë dhe në marrjen e një aprovimi të rëndësishëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...