Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar strukturën e fundit anti-KÇK. Nishani ka thënë se qeveria nuk ka moral më për të luftuar krimin, pas 7 vitesh qeverisje.

 

“Unë jam dakord në një gjë me qeverinë, por nuk kanë ata më moral për tu thënë shqiptarëve se çfarë do të bëjmë, është moral i rënë. Por në një gjë jam dakord, tek krimi i organizuar thembra e Akilit, është tek ekonomia, është tek paraja që ata zotërojnë, janë pronat, janë asetet.

 

Kudo në botë, kur është goditur krimi, është goditur tek asetet, por kjo qeveri nuk e ka goditur që 7 vite, dhe nuk do e godasë, është një gënjeshtër e madhe.”– tha Nishani në emisionin “Arena”.