U paraqit në spital me simptoma gripi, vdes 28-vjeçari, mjeku: Kishte virozë

Ka ndërruar jetë një 28-vjeçar nga Prrenjasi , i cili është paraqitur me simptoma gripi spital.

Burime nga spitali bëjnë me dije se pacienti i identifikuar si Besnik Kokonozi, mori vetëm një qetësues për temperaturë dhe sipas tyre mund të ketë pasur komplikacione të mëvonshme.

Dy ditë më parë 28-vjeçari ishte paraqitur në Spitalin e Librazhdit për të kryer kontroll. Ndërsa, familjarët nuk kanë pranuar t’i bëhet autopsia, gjë e cila mbetet ende e paqartë.

Mjeku Bashkim Vasku ka folur, në lidhje me vdekjen e 28-vjeçarit nga Prrenjasi, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme, pasi u mjekua për virozë. Mjeku tregon se pacienti u paraqit në urgjencë me temperaturë, duke shtuar se në spital 28-vjeçari mori mjekim dhe më pas iku në shtëpi. Sipas tij, i riu mund të ketë pasur komplikacione të mëvonshme. Mjeku thotë se Besnik Kokonozi nuk kishte grip, por vetëm virozë.

“Pacienti u paraqit në urgjencë me temperaturë. Ne e mjekuam në spital dhe i dhamë ilaç me vete. Pas mjekimit pacienti shkoi në shtëpi. Na njoftoi familja se u përkeqësua. Dërguam ambulancën, por kishte ndërruar jetë. Mund të ketë pasur komplikacion për shkak të temperaturës. Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër. Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai.

Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prap. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër. Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip.” tha mjeku Bashkim Vasku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...