U nda nga burri se nuk e kënaqte në krevat, Erjona Sulejmani kapet sërish me futbollistët: Shumë prej tyre janë gay, e kanë akoma problem

Modelja Erjona Sulejmani ka dhënë një intervistë për tabloidin britanik “The Sun”, ku edhe ka deklaruar se shumë prej futbollistëve janë homoseksualë dhe se shumë prej tyre kanë frikë ta pranojnë.

Ndërsa tani ajo deklaroi se shumë prej futbollistëve janë “gay”.

“Nuk e di pse homoseksualiteti është akoma problem në ditët e sotme. Unë mendoj se kjo do të ndryshojë. Ka shumë homoseksualë në futboll. Burrin tim e njoha sapo isha shpallur Miss Albania, dhe në fillim nuk doja të isha me të.

Sot jam një femër e lirë dhe e lumtur sepse të jesh gruaja e një futbollisti është tepër e vështirë. Mospërfillja është e madhe, po ashtu duhet të ndryshosh shpesh shtëpi dhe profesion,”-është shprehur modelja.

Sulejmani ka qënë e martuar vetë me një futbollist, bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Napolit dhe atë të Zvicrës, Blerim Xhemailin.

Xhemaili u divorcua nga Sulejmani, në vitin 2018 pasi ajo deklaroi publikisht se bashkëshorti i saj ishte shumë i keq në shtrat. Duke e kthyer 33-vjeçarin në një objekt talljeje për shokët e skuadrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...