Stuhia “Petra” godet sonte Ballkanin! Erërat do të arrijn shpejtësinë deri në 100 km/h

Sot paradite fronti i fuqishëm i ftohtë ajror ka përfshirë shumë pjesë të Evropes Qendrore dhe Ballkanit veriperëndimor duke kushtëzuar reshje të dendura shiu,

erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore veçanërisht në viset kodrinore-malore. Me uljen e temperaturave reshjet e borës po shfaqen edhe nëpër disa ultësira.

Ky ndryshim i kushteve sinoptike në Evropë do të na përfshijë edhe ne sot pasdite vonë, në mbrëmje dhe gjatë natës. Priten fillimisht reshje shiu, mundësi për rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe reshje bore fillimisht në viset kodrinore malore, pastaj edhe nëpër disa ultësira.

Cikloni i fuqishëm dhe fronti i ftohtë në kuadër të ciklonit do të na sjellin edhe erëra mjaft të fuqishme sonte dhe nesër prandaj apelojmë për kujdes të shtuar.

Reshje të dendura priten sonte që nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore, varësisht nga pozita gjeografike dhe temperaturat ato do të jenë në formë shiu ose bore.

Përndryshe reshje të dendura bore sot kanë përfshirë shumë rajone alpine në Evropë si rezultat i po këtij fronti dhe cikloni. Reshjet e borës kanë përfshirë edhe shumë ultësira, ndërsa në këto çaste sistemi frontal gjendet në Slloveni dhe Kroaci dhe po përparon në drejtim të territoreve tona.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...