Një temperaturë rekord për muajin shkurt ka mbërritur në Sardenja ditën e sotme, ku ka shkuar deri në 27 gradë.

Në zonën e Capo Bellavistas, në brigjet qendrore lindore, temperaturat nga 13 janë rritur në 27 gradë celcius.

Cagliari dhe Olbia, nga ana tjetër, kanë fituar rekordin e qyteteve më të nxehta në Itali me 22 gradë (të dhëna 3bmeteo.com).

Ekspertët e zyrës së motit të Forcave Ajrore të Decimomannu thonë:

Temperaturat e sotme janë shumë më të larta se mesatarja e kësaj periudhe- preçizojnë ekspertët e zyrës meteorologjike të Aeronautica ushtarake të Decimomannu (Cagliari) –Në shkurt janë regjistruar normalisht temperatura nga 13 dhe 15 gradë. Termometri në stacionin tonë ka regjistruar 22 gradë në Campidano, 18 në zonën perëndimore të Sardenjas dhe 25 në Tortoli.