Do rikthejnë shërbimin e detyruar ushtakrak: Do jetë 3 muaj

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se nën qeverisjes e tij ushtri do të jetë e detyrueshme. Nga foltorja e Kuvendit ky njoftoi disa ndryshime që do ndodhin kur ai të jetë në qeveri, u shpreh se dhe shrbimi ushtarak do jetë i detyruar.

“Do të fillojnë përgatitjet për shërbimin obligativ, 3 mujore kohëzgjatje, qe t’i përmbush detyrat në fushën mbrojtëse”, u shpreh Kurti.

Në shumë vende të Evropës si dhe në shumicën e vendeve anëtare të aleancës ushtarake transatlantike, NATO-s, shërbimi i detyruar ushtarak ose është hequr fare, ose është ndërprerë. 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë ushtri profesioniste. 21 nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kanë shërbim të detyruar ushtarak.

Albin Kurti ka marrë besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallës pas votimit të kabinetit të ri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...