Bushati del me paralajmërimin e frikshëm për Shqipërinë: Ja çfarë rreziku i kanoset

Në një artikull kushtuar Shqipërisë “Financial Times” ka shkruar për rrugën e saj drejt integrimit.

Në artikullin e gazetës ‘Financial Time’ thuhet se Shqipëria u godit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit por, tërmeti diplomatik ishte ai i vetos së presidentit francez Emmanuel Macron në tetor, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gazetari i artikullit ka marrë edhe mendimin ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka folur edhe për perspektivën europiane të vendit dhe sfidat me të cilat përballet ajo.

Bushati shprehet se ekziston rreziku që BE të mund të humbë rajonin. Ndërsa ekziston një ndjenjë e dukshme se një tjetër epokë po agon në Ballkan, por askush nuk e di si do të jetë ajo.

“Tani jemi në vitin 2020, kemi hyrë në dekadën e katërt të tranzicionit dhe ende nuk jemi vend anëtar i BE-së. Pak a shumë katër dekada kemi qenë nën komunizëm. Me këto ritme ekziston rreziku që BE mund të humbë rajonin. Kina është e qartë dhe po zgjeron ndikimin e saj në mënyrë të butë dhe të qëndrueshme”, ka thënë Bushati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...