Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për të ilustruar situatën skandaloze të gjetur në burgje dha gjithashtu një të dhënë skandaloze.

“Një i burgosur”- tha ajo -“gjatë një viti ka zhvilluar 850 takime në një kohë kur ligji parashikon 48.”

Kaq ishte deklarata e ministres për këtë rast skandaloz. Por kush është i burgosuri me këtë rekord takimesh që ia vlen edhe për rekordin Guinness ?

Një burim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i tha se ky i burgosur është Dritan Dajti.

Kjo shifër rekord takimesh është përftuar nga kalimi në skaner i regjistrave të vizitorëve kur Dajti ishte në paraburgimin 302 Tiranë dhe më pas në burgun e Peqinit.