“Edhe unë kam të metat e mia”, Basha qan hallet me qytetarët: E pranoj se kam bërë gabime

Nën hashtagun ‘po të dëgjoj’, kryedemokrati Lulzim Basha prezanton veten para qytetarëve shqiptarë në një mënyrë ndryshe nga sa e kemi parë deri tani.

Ai shfaqet në takime informale me qytetarët, teksa i përshëndet e përqafon, ndërsa rrëfen se ata kërkojnë të njëjtat gjëra. Basha pranon se si çdokush ka të metat e tij dhe se ka bërë gabime në të kaluarën por se gjithmonë do iu shërbejë shqiptarët dhe do i vërë ata të parët.

“Kudo që shkoj me këdo që flas, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra: mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit, një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon.

Si çdokush dhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do t’ju shërbej dhe se gjithmonë do t’ju vë ju të parët”, thotë Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...