Mbrëmë u rizgjova nga nderimi për Shkodrën . E kisha larg dhe afër. Aq afër sa mund të kapja me dorë mjegullat e Bunës dhe lulet e lulishtoreve të saj. Të dëgjoja zërat e jetës që kanë një ritëm të pakrahasueshëm me asnjë qytet ballkanik .

Të gjithë kemi një Shkodër me vete kur duam të flasim për maja kulture që jo gjithmonë kanë qenë të pranishme në jetën tonë . E lexova dhe meditova dhe vetë . Erdha për herë të parë në Shkodër më 1967 . Isha i ri dhe u bëra më i madh ato ditë e më dukej se çdo gjë ishte mrekullore .

Sa herë që dëgjoj për Shkodrën që shkruaj për të me fanitet Miti i Rozafatit (Kalaja-Rozafes) dhe kënga “Eja , eja , lule borë”. Për të qenë i sinqertë, nuk dua t’ia tregoj të gjithë të huajve mitin e saj që ka brenda dhe pak befasi , pak pabesi , por ka dhe shumë sakrificë , poezi ,

ka mister, ka shumë përfytërim ka shumë dhimbje ka shumë dashuri nëne . Ka shqiptarizëm . Ka besë dhe antibesë . E dini si thuhet në Shkodër për kangën? “Kush dëgjon kangën e Shkodrës , botën krejt e ka në dorë” Nuk do koment. Si the ti? Jare, jo, joo, është arie, arie e bukur, është porta e parë ku janë futur operat botërore dhe atëherë kur nuk kishte skena me drita e pa drita nuk kishte akuistikë,

po kishte një Bunë që përcillte si një Danub, si një Vollgë, si një Misisip, si një Nili, si një Jance dertet e botës së shqiptarit që shpesh edhe e kanë thinjur më herët se koha që i jep viti i moshës. E më vijnë fëmijët e fotografisë të

Marubëve që dolën bash atëherë edhe Evropa sa i kishte nisur hapat e fotove bardhë e zi që sot të trondisin me vizionin e tyre në Muzetë e Evropës në Luvër e më tej në sallat e Londrës , Romës , apo në muzetë bostonianë . E më vjen histria e çuditshme, por dhe kaq e vërtetë që mund të krijojnë vetëm qytete me tradita të mëdha si asht dhe vetë Shkodra.

Ajo e sahatndreqësit që e kishte ruajtur orën dekada të tëra me shpresën dhe korrektesën se një ditë në pragun e dyqanit do të shfaqej ai, i zoti i orës edhe pse mund tyë vinte nga

Gjermania nga Amerika apo nga fundi i botës, që jo vetëm nuk do ta besonte por çudinë do ia thoshte mbarë botës. E më vjen ai Zall i Kirit ku thureshin dashnitë më të bukura të botës, ku shkodranët e merrnin grepin dhe mes hajgareve bënin garë me veten në

Teatrin e Bejteve Shkodrane të pambaruara. që i kanë dhënë Shkodrës identitetin më të spikatur të gjithë kohërave. E dua t’u them shkodrançe dhe atyre që jetojnë në kopshtijet e saj të mbushura me lule borë, kumbulla, qershi, me avlli ku lulet puthin muret.

O sa bukur! E dua që ta pi këtu me Migjenin kollëkrisur një kafe bash diku në Kafe të Madhe ta takoj Kolë Idromenon këtë nip nga Parga e Çamërisë që sapo ka mbaruar perlën shqiptare dhe evropiane “Motrën Tone” apo dhe “Dasmën shkodrane” Më duket së thërras fort, fort, si një një monolog të bukur e aspak tragjik si ata të

Shekspirit apo të operave botërore që dikur në këtë qytet hapën siparin për herë të parë Kush më jep një lule Shkodre T’ia vë synit edhe gjirit? Do t’i fal thesarë bote Do t’i fal mjaltin e shpirtit. Kush me jep një jare Shkodre

Të kndoj kangë- o me bilbilin? Të më lërë pa gjumë sonte Përqafuar me agimin. Kush më jep një fllad prej Bune T’i kreh flokët si ujëvarë? Gjithë parajsën marr mbi supe Nga dashnia bëhem zjarr. Ballëdjersitur do hedh hapa

Ta pres ditën në Kala. Të pi qumësht tek Rozafa Ta bëj zemrën shegë të çarë. Kush i bie fort këmbanës Dhe ezan të ligjërojë? Do të bëhem zog mes dallgës Dhe për Shkodrën do këndoj. Kush ma shtron një tavë krapi N’breg liqeni ku loz vala?

Le të dehem gjithë nga gazi Të flatroj si pulëbardha. Ndë kangjella ta mbjell këngën Si kurorë trëndafilishte Ja, këtu do bashkoj andrrën Do të bëhem far për brigje. Kush më jep një muzg liqeni Ta bëj shall për miken time? E të marr urti kuvendi Si gjerdan me xhevahire?

Dhe në gjunjë të ulet bota Pranë Bunës, pranë gurit Për një jare që ka Shkodra Le ta vrasë synin e gjumit. Kush më merr ngadalë për dore

Të më bredhë në Tarabosh? Zot , o zot , më fut në andërr për një peng që dot s’e bëra! E them me plot gojë që shkodranisht të flasë bota se pranë sofrës vjen magjia. Për atë zemër që ka Shkodra Të thurë këngë vetë Perëndia…

O. c’më terratisi gjumi sonte për Shkodrën. Nuk e dija se dikur në Bahçallëk më priste

Filip Shiroka me dallandyshet e tij si mike të përjetshme. E nuk paska burrë e ilaç që ta kthejë këtë gjumë të prishur. Dhe nuk dua kthim. Jo, se po flas për Shkodrën. Më të lashtë se dhe vetë gurët që prek .