Nëse i harxhoni paratë menjëherë, fajin e ka kuleta, duhet ta ndërroni!

Përditë ankohemi për paratë, për portofolin që zbrazet sapo e kemi marrë rrogën. Shpenzimet janë të larta, të ardhurat shumë të ulëta.

Por a e keni menduar ndonjëherë që shumë gjëra kanë lidhje me fatin? Mos e ka fajin ngjyra e portofolit që asnjë monedhë nuk dëshiron të qëndrojë brenda? Që lekët bëhen me këmbë dhe sa futen ikin me vrap?

Feng Shui na tregon lidhjen që ekziston mes tij dhe portofolit dhe sidomos me ngjyrën e tij.1 Rritja e pasurisë dhe portofoli i ri

Ndryshimi i portofolit është një nga metodat për të rritur fatin në para. Pasuria banon më mirë në një portofol të ri sesa në një portofol të vjetër sipas Feng Shui-t. Kështu që mos prisni më, por blini një të ri. Forma, dizenjimi, apo marka nuk kanë aspak rëndësi.

2 Ngjyra e rekomanduar

Ngjyra e rekomanduar nga Feng Shui është: ngjyrë ari, e verdhë, rozë e ndezur, e bardhë, e zezë dhe bezhë. Sidomos ngjyra e artë ka një fuqi të jashtëzakonshme për të tërhequr lekët në portofol.Këtu ka një sekret, kjo ngjyrë nuk rekomandohet aspak për ata që luajnë lojëra fati apo synojnë të bëhen të pasur shumë shpejt. Portofoli mund mos të jetë i gjithë i artë, por ai mund të jetë i zbukuruar me këtë ngjyrë ose të ketë një hajmali.

3 Portofoli ngjyrë rozë e ndezur rekomandohet kryesisht për femra

Kjo ngjyrë pikërisht i bën lekët të shtohen, sidomos për të arritur pikësynimet që i bëjnë ëndrrat tuaja të realizohen gjithmonë në zhvillimin ekonomik. Përveç kësaj ajo përmirëson marrëdhëniet me njerëzit, sjell fat në dashuri. Kjo gjë vlen edhe për rrobat, nëse keni veshur diçka në këtë ngjyrë fati në dashuri do ju rritet.

4 Thonë për ngjyrën e verdhë që influencon hilet me paratë

Por ama gjithmonë është thënë që ajo çfarë rrit fatin në portofol është pikërisht ngjyra e verdhë. E keqja këtu është se fuqia për të futur lekët në portofol është po aq e madhe me fuqinë për ti nxjerrë ato nga portofoli. Ka dhe një truk tjetër, që mund të miksosh ngjyrën e verdhë me një ngjyrë toke, p.sh kafe e errët. Energjia vitale e tokës sjell stabilitet dhe pengon largimin e lekëve.

5 Ngjyra për të tërhequr dhe ngjyra për të kursyer para

Për sa i përket fuqisë së ngjyrës, ngjyra e verdhë ose e artë kanë fuqinë për të tërhequr shumë lekë, dhe ngjyra e zezë ka fuqinë për ti bllokuar lekët në portofol. Dihet që ngjyra e zezë ka fuqinë për të thithur energjinë diellore dhe për këtë arsye në Feng Shui është më e fuqishmja për të rritur fatin në lekë. Por ajo i bllokon lekët në portofol dhe nuk ndihmon aspak ata njerëz të cilët duan t’i investojnë ato. U përshtatet njerëzve të cilët nuk kanë nevojë për fat sepse e kanë atë me bollëk.

6 Ngjyra e cila nuk duhet asnjëherë është e kuqe dhe blu

Ngjyra e kuqe ka energjinë e fortë të zjarrit dhe ajo djeg jo vetëm diçka të mirë që mund t’ju vij, por edhe fatin e lindur që mund të keni. Gjithashtu portofoli duhet të mbahet larg kuzhinës, apo larg oxhakut, zjarrit të ndezur. Ngjyra blu është ngjyra e ujit, dhe si uji që kullon, ashtu edhe paratë do të ikin nga portofoli juaj.

7 Portofolin mbajeni gjithmonë të rregullt pa fatura të panevojshme

Duke e mbajtur të rregullt ju rrisni fatin në lekë sepse lekët nuk vijnë asnjëherë në një portofol rrëmujë. Mos mbani shumë karta, maksimumi 2 karta.

8 Lekët duan një vend të qetë dhe fiks

Një vend i errët në pozicionin verior është shumë i përshtatshëm sipas Feng Shui-t. Është mirë që ta vendosni aty sa herë që nuk e përdorni atë. Asnjëherë nuk duhet të mbahet në çantë apo qese sepse çanta shërben për të dalë jashtë. Ashtu edhe leku ka për të dalë jashtë gjithmonë. Sapo ktheheni në shtëpi, e mira është ta nxirrni nga çanta dhe ta poziciononi siç ju këshilluam më lart.

9 Portofoli ka edhe një jetëgjatësi

Edhe nëse ai mund të jetë portofoli juaj i preferuar fatkeqësisht vjen momenti që ju duhet ta largoni. Lekët kanë shumë energji vitale sepse qarkullojnë nga duart e shumë njerëzve. Ekziston edhe energjia e keqe vitale midis njerëzve të shumtë, prandaj edhe portofoli fillon e lodhet nëse përdoret për një kohë shumë të gjatë. Ai duhet të ndërrohet çdo 3 vjet dhe në momentin e ndërrimit nuk duhet hedhur po duhet larguar me ndjesinë e falenderimit për sa kohë e kishe atë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...