Ndoka paralajmëron dorëheqjen e Bashës nëse Rama merr mandat të tretë

Opozita joparlamnetare ka vijuar edhe dje me akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka artikuluar sërish kërkesën se kriza politike në vend zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili në mbledhjen e aktivit të Tiranës së kësaj force politike shprehu bindjen se Shqipëria është në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike.

Në këtë kontekst, zoti Mediu e mbështet argumentin e tij, teksa theksoi se shkak është humbja e kontrollit prej mazhorancës qeverisëse.

“Nuk kemi Parlament, nuk kemi pushtet lokal të zgjedhur, por kemi pushtet lokal të emëruar. Trafiku i drogës është bërë tashmë dominant. Qeveria është inekzistente dhe Shqipëria është në gjendje shoku social, shoqëror dhe ekonomik”, deklaroi ai. Më tej, kryerepublikani Mediu theksoi edhe njëherë kërkesën për zgjedhje të reja, duke shtuar se kërkon qeveri tranzitore 3 muaj para çdo palë zgjedhjesh. “3 muaj përpara çdo lloj zgjedhjesh në të kemi një qeveri tranzitore”, nënvizoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nënvizoi rëndësinë e reformës zgjedhore ku duhet vendosur ndëshkimi për shitblerjen e votës, dekriminalizimi dhe financimi i partive dhe fushatave.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokristiane, njëherazi ish-deputet i opozitës, Nard Ndoka ka bërë në rrjetet sociale një postim shumë interesant dhe që do të komentohet jo pak. Kohët e fundit, lideri i opozitës Lulzim Basha është përballur jo pak herë me pyetje të tipit: “A do të jepni dorëheqjen nëse humbni në zgjedhje?”.

Por kësaj pyetjeje i përgjigjet qartë dhe prerazi kreu i PDK-së. Sipas Ndokës, nëse kjo ndodh, jo vetëm Basha, por të gjithë kryetarët e partive opozitare do të bëjnë të njëjtën gjë.

“Pyetja me koti, që po qarkullon këto ditë: “A do ikë Basha, nëse humbet?! Jo vetëm Basha, por të gjithë kryetarët e partive opozitare”, shkruan kryetari i Partisë Demokristiane, njëherazi ish-deputet i opozitës, Nard Ndoka në postimin e tij, duke mbyllur njëherë e mirë të gjitha aludimet e mundshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...